LEZHË- Një mjet i shkrumbuar është gjetur ditën e sotme në zonën e ‘Ranës së Hedhun’ në Shëngjin.
Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo në rastin më të keq, viktima.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, ndërkohë, që edhe policia është nisur drejt ‘Ranës së Hedhun’.
Pritet të kryhen verifikimet për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.