Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua me akuzën e korrupsionit, kjo pasi akuzohet se kërkoi 8 mijë € për të dhënë Hipotekën e një hoteli në Sarandë.
Kërkoi 8 mijë € për Hipotekën e një hoteli, GJKKO
TIRANË- Ish-drejtori i Kadastrës në Sarandë, Laert Pasha i cili u arrestua me akuzën e korrupsionit, është lënë në burg nga Gjykata. Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë vlerësuar si të ligjshëm arrestimin e tij dhe ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Laert Pasha, 41-vjeç, me detyrë specialist i sportelit dhe arkivës në zyrat e ASHK, u arrestua me akuzën e korrupsionit, kjo pasi akuzohet se kërkoi 8 mijë € për të dhënë Hipotekën e një hoteli në Sarandë.
Përveç kësaj, Pasha u denoncua në emisionin ‘Stop’ pasi kërkonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për favorizimin e qytetarëve, kundrejt marrjes së certifikatës së pronësisë. Ndërsa pas arrestimit të tij kreu i Kadastrës, Artan Lame ka kërkuar ndjesë publikisht për sjelljen dhe korrupsionin e ushtruar nga punonjësi i Kadastrës së Sarandës, duke u shprehur se ka shumë raste të tilla abuzimesh e se i vjen keq për këtë gjë.