Ai u pyet se cila ishte arsyeja se përse ai nuk ka shkuar në programin e vëllëzërve Veshaj “Me Lër të flas” pasi shumë ish-banorë kanë qenë të ftuar.
16 Maj 2022, 10:22
Nga DOSJA
Ilir Shaqiri flet për emisionin e Donaldit: Doja ta lija të fliste
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj
TIRANË- Balerini ilir Shaqiri ka folur për herë të parë për emisionin e vëllezërve Veshaj. Gjatë një interviste me revistën Class ai i ka folur për jetën e tij personale, për marrëdhënien me ish-banorët e Big Brother VIP dhe sigurisht nuk mund të mungonte edhe komenti i tij për emisionin e aktorit Donald Veshaj.
Ai u pyet se cila ishte arsyeja se përse ai nuk ka shkuar në programin e vëllëzërve Veshaj “Me Lër të flas” pasi shumë ish-banorë kanë qenë të ftuar. Iliri u shpreh se nuk donte që të përsëriste të njejtat situata si në BBV, pasi donte ta linte të fliste.
“Sepse doja ta lija të fliste në shtëpinë e tij. Në fund të fundit, është emisioni i tij dhe titulli duhej t’i përshtatej Donaldit, jo mua. Të përsëritnim BBV në ditën e 137-të të tij, mendoj nuk do kishte kuptim për vetë titullin e emisionit”-tha ai.
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj ishin dy nga lojtarët që mbërritën deri në fnale por fitues u shpall balerini, gjatë 136 ditëve brenda shtpisë ata kanë qene dy personat të cilët kanë debatuar më së shumti.