Gara për kreun e ri të PD, ja si do të jetë fleta e votimit

0

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në Partinë Demokratike ka sqaruar se si do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet per kryedemokratin.

Mësohet se Sali Berisha do të jetë i pari në fletën e votimit dhe pasohet nga kandidati tjetër Ibsen Elezi.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në
Partinë Demokratike.

MIRATIMI I FLETËS SË VOTIMIT PËR KRYETAR TË PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e datës 16.05.2022, ora 11.30, u hodh shorti për renditjen e kandidatëve në fletën e votimit, në prezencë të përfaqësuesve të tyre.

Pas hedhjes së shortit, renditja e emrave në fletën e votimit është:

1. Sali Berisha
2. Ibsen Elezi

Komisioni do njoftojë në vijim kalendarin e takimeve të dy kandidatëve për ditën e martë dt 17 maj 2022.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu