E rëndë! 16-vjeçari mori fshehurazi makinën që të shëtiste me të dashurën, aksidentohen të dy për vdekje

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku protagonistë janë bërë disa adoleshentë.

Sipas mediave italiane, një 16-vjeçarë së bashku me të dashurën e tij kanë humbur jetën tragjikisht pasi u përfshinë në një aksident me makinën që djali kishte marrë fshehurazi të atit. I mituri nuk kishte patentë dhe kishte marrë makinën pa i treguar familjes për të shëtitur me të dashurën dhe dy miq të tyre.

Paraprakisht ka qenë babai i 16-vjeçarit që ka bërë denoncimin në polici se i kishin marrë makinën nga garazhi, pa e ditur se këtë gjë e kishte bërë i biri. Të rinjtë u gjetën nga policia pas aksidentit tragjik që u kishte marrë jetën, ndërsa mundën të shpëtonin dy pasagjerët e tjerë.

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi aksidentin, ndërsa hetimet po vazhdojnë dhe së pari janë marrë në pyetje dy të mbijetuarit, bashkëmoshatarë të djalit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu