Nën drejtimin e Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, sot u zhvillua mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.
Në rendin e ditës së mbledhjes ishin kërkesa për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama; përcaktimi i datës së votimit të dytë të votimit për Presidentin e Republikës; caktimi i afatit të shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Në lidhje me kërkesën për mocion me debat publik urgjent në Kuvend për deklaratën e Kryeministrit Edi Rama, mbledhja nuk arriti konsensus për miratimin e saj dhe vendosi tia kalojë për shqyrtim seancës plenare.
Konferenca përcaktoi datën e votimit të dytë të votimit për Presidentin e Republikës në 23 maj 2022, ora 18:00.
Konferenca caktoi afatin e shqyrtimit të kandidaturës nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut datën 23 maj 2022, ora 10:00.
Konferenca caktoi datën e dorëzimit të dokumentacionit nga sot deri në 22 maj 2022, ora 16:00.
Vasili reagoi ashpër për deklaratën e Ramës, i cili shprehu se Shqipëria do të ndërrojë kurs nëse nuk merr statusin e vendit kandidatë për në BE.
Mësohet se kërkesën e kanë firmosur: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha.
“Dorezohet ne Parlament Mocioni per Debat Urgjent!(DOKUMENTI).Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit,” ka shkruar Vasili.