Ervis Martinaj ishte i gatshëm të jepte 500 mijë euro për ‘kokën’ e Endrit Dokles. Në dosjen e SPAK, në rrëfimin e bërë nga i penduari Nuredin Dumani thuhet se ky i fundit ka marrë porosi nga Ervis Martinaj për të vrarë Indrit Doklen. Paradhënie ka marrë vetëm 100 mijë euro dhe pjesën tjetër të parave do ta kishte në dorë kur në media të bënte bujë eliminimi i numrit ‘dy’ të ish-bandës së Durrësit.
Dumani ka treguar se në emër të Martinajt ka shkuar në Kosovë dhe ka takuar dy persona, një që njihet si Eli (Elvin Merlika) dhe një tjetër që është vëllai i Besian Xhixhës, Alket Xhixha.
Këtë variant e ka konfirmuar edhe Henrik Hoxhaj.
“Çmimi ishte mbi 500.000 Euro pasi sipas Nuredinit personi nga i cili kishte marrë porosinë i kishte thënë kërko sa të duash, para i kishte lënë dorë të lirë tek çmimi,”- ka thënë Hoxhaj.
Por, Dumani kishte plane të tjera. I gjithë qëllimi i tij ka qenë të ‘ngecte’ me Martianjt dhe jo të eliminonte Doklen.