Patrick Vieira sulmon fizikisht një tifoz të Evertonit

0

Trajneri i Crystal Palace u përlesh me një tifoz të “bluve” të Liverpool në fund të ndeshjes së humbur 2-3 të enjten.

ANGLI – Patrick Vieira pati një fund të vështirë të ndeshjes në “Goodison Park” të enjten në mbrëmje. Pasi pa ekipin e tij të mundej 3-2 nga Evertoni, trajneri francez i Crystal Palaces ishte dëshmitar i pushtimit masiv të fushës nga tifozët e Toffees, që festonin mbijetesën e klubit të qytetit të Liverpoolit në Premier League.

Teksa u përpoq të kthehej në dhomat e zhveshjes, ai u provokua dhe më pas u shty nga një tifoz kundërshtar i Evertonit. Në një gjendje acarimi se si rrodhën ngjarjet, trajnerin Viera e tradhëtuan nervat, ai u kthye dhe e goditi fizikisht ‘provokatorin’ deri sa e rrëzoi përtokë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu