Ballina AKTUALITET New York Times publikon pamje e tmerrshme/ Ushtarët rusë i vunë në...

New York Times publikon pamje e tmerrshme/ Ushtarët rusë i vunë në rresht dhe më pas i vranë, shtohen evidencat për krimet e luftës në Bucha

0

New York Times ka publikuar disa pamje, të cilat dyshohet se janë regjistrim i mënyrës së si forcat ruse kanë vrarë të paktën tetë ukrainas të zënë rob gjatë 4 marsit në Bucha.

Qyteti i Buchas është bërë i njohur për krimet e shumta të luftës që janë kryer atje nga trupat ruse.

Dëshmitarët ukrainas dhe videot e kamerave të sigurisë që i ka siguruar New York Times, tregojnë se parashutistët rusë kanë vrarë të paktën tetë burra ukrainas në periferi të Kievit, vrasje të cilat konsiderohen krime lufte.

Kjo është hera e fundit që këta burra janë parë gjallë. Në dy video të ndryshme, parashutistët rusë i dërgojnë në kolonë duke ua drejtuar armën në kokë në një rrugë në Bucha. Disa prej të burgosurve ukrainas ecnin me duart e lidhura pas koke. Ec djathtas busht*r ukrainase”, dëgjohet njëri prej ushtarëve rusë duke i urdhëruar.

Nga një kënd tjetër, civilët ukrainas qëndrojnë të shtrirë në tokë. Madje një ushtarë rus fillon t’i numëroj një nga një ukrainasit.

Sipas dëshmitarëve, pas përfundimit të videos që nuk e shfaq ekzekutimin, ushtarët rus kishin dërguar civilët në një ndërtesë që e kanë shndërruar përkohësisht në bazë ushtarake, nga ku janë dëgjuar të shtënat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu