Rusia ka njoftuar se ka marrë në kontroll të plotë fabrikën e çelikut në Azovstal.
Ndër të tjera ushtria ruse ka theksuar se tashmë fabrika e çelikut është ‘çliruar’
Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes grupi i fundit i mbrojtësve të regjimit Azov i përbërë nga 531 persona janë dorëzuar.
“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.