Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të Balldrenit.
Dy automjetet janë aksidentuar mes tyre dhe si pasojë e goditjes së fortë njëra nga makinat ka dalë jashtë rrugës duke përfunduar në një parcelë. Burimet të “InfowebTv” bëjnë me dije se një person ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e këtij aksidentit.