Fjalë të ëmbla, Dj Sardi na tregon për herë të parë portretin e të birit

0

Dj Sardi dhe parterja e tij Jonisa janë prindër të një djali të cilin e kanë quajtur Zais Denzel. Për shumë kohë ata e kanë mbajtur të fshehtë portretin e të birit, por si duket ditën e sotme Sardi ka vendosur të na i ëmbëlsojë ditën me një foto ku shfaqet përkrah të birit.

“Unë jam mirënjohës për çdo buzëqeshje që më jep, çdo e qeshur që vjen nga ti dhe për çdo herë që më mban gishtin… ❤️ Gëzuar 4 muaj, ZAIS DENZEL, Babi të do❤️

Kujtojmë se në dhjetor të vitit që lamë pas Dj Sardi tregoi se po bëhej baba për herë të parë.

Më vonë, vetë Sardi dhe partnerja e tij Jonisa e konfirmuan këtë lajm me foto tepër të ëmbla, ndërsa në janar pritja e ëmbël mori fund.

Sardi dhe partnerja u bënë prindër për herë të parë, teksa Jonisa solli në jetë një djalë. Vetë Dj e ndau këtë lajm të bukur me të gjithë ndjekësit e tij, duke zbuluar edhe emrin e të birit.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu