Nuk ka qetësi Tirana mbrëmjen e sotme, më pak se 24 orë nga finalja e Conference League mes Romës dhe Feynoord në ‘Air Albania’.
Një grup tifozësh, prej rreth 200 personash janë përleshur me policinë në disa zona të kryeqytetit.
Përplasje ka patur te Kryeministria, Drejtoria e Policisë së Tiranës, pranë rrugës ‘Myslym Shyri’ si dhe te Hotel ‘Hilton’ ku ndodhen të akamoduar lojtarë e Feynoord.
Të pajisur me gur dhe sende të forta në duart, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit Air Albania, por u ndaluan nga policia.
Deri në këto momente raportohet për një punonjës policie të lënduar nga sendet e forta të huliganëve.