“Olimpico” i Romës, një Tiranë virtuale, për të parë finalen e Conferencë League

0

Entuziazmi në qiell, 50.000 bileta të shitura në stadiumin e Romës për të parë ndeshjen kundër Feyenoord në ekranet e mëdha

ITALI – Tifozët verdhekuq janë ndarë për finalen e Conference Leagues kundër Feyenoord, një pjesë në Tiranë dhe një pjesë në Romë. Siç ka bërë të ditur klubi roman përmes profilit të tij në Twitter, janë shitur 50.000 bileta në “Olimpico”, për të parë virtualisht sfidën në ekranet e mëdhenj:

“Me mendjen në Tiranë, me zemër dhe të gjitha ndjenjat në “Olimpico”, që sonte do të jetë i shitur! Do të jemi 50 mijë në stadium! Finalja e Conferencë League, Romë-Feyenoord luhet në Shqipëri. Në Romë, ne shkruajmë një histori tjetër. Përgjigja e dashurisë nga tifozët, në një sezon si protagonistë absoluteë në tribuna.

Këtë herë, edhe nëse nuk do të ketë lojtarë që vrapojnë në fushën e gjelbër, do të jetë si të jetosh drejtpërdrejt çdo ndeshje të Romës. Si dhe në rastet me Bodo dhe Leicester, në të cilat stadiumi ishte i mbushur me flamuj verdhekuq, me një vështrim drithërues. Klubi rinovon ftesën për mbështetësit e tij për të mbajtur një flamur edhe për këtë ngjarje. Të jemi të gjithë bashkë, me atë dëshirë për të mbajtur sadopak njëri-tjetrin, duke jetuar një natë ëndrrash”.

Portat u hapën në orën 18:30 për të lejuar të gjithë tifozët të hyjnë në stadiumin “Olimpico”, duke krijuar një Tiranë virtuale në Romë…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu