A është prish miqësia mes Olsi Bylykut dhe Bes Kallakut?

0

TIRANË- Aktori Olsi Bylyku ka folur rreth marrëdhënies me mikun e tij, aktorin tjetër të humorit, Bes Kallakun. Para disa javësh Olsi organizoi një festë ditëlindjeje të madhe ku morën pjesë shumë artistë, por ajo që u vu re ishte mungesa e mikut të tij.

Sot në “Goca dhe Gra”, Olsi theu heshtjen duke treguar se nuk ka ndodhur asgjë mes tyre dhe fakti që disa nga artistët nuk kanë qenë prezent, ka ndodhur për shkak të angazhimeve që ata kanë.

“Nuk kemi diçka. Me të gjithë njerëzit që nuk kanë qenë në ditëlindjen time, disa nuk kanë pasur kohë, të tjerë nuk e kanë parë të arsyeshëm. Thjesht jemi ftohur dhe jemi shkëputur. Edhe kur takohemi diskutojmë për gjëra të përgjithshme që e bëj me çdo person që takoj. Mendoj që rruga që vazhduam secili…,”-tha ai ndër të tjera.

Ai gjithashtu foli edhe për marrëdhëniet ku nisin distancimet, duke theksuar se ftohja vjen nga të dyja palët dhe jo vetëm një individ.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu