FOTO/ Shkatërrohet Ferrari me vlerë 500 mijë paund, përplaset “kokë më kokë” me një varg makinash

0

Një Ferrari me vlerë 500 mijë paund është shkatërruar pasi është përplasur kokë më kokë me një varg makinash të parkuara.

Super makina SF90, e njohur si “makina më e shpejtë e dekadës” u përplas me automjetet në rrugën Hagley në Birmingham dje në mbrëmje.

Policët dhe ekipet e zjarrfikësve nxituan në vendngjarje në orën 19:40 pasi super makina e kuqe me shkëlqim u përplas me tre të tjera. Fotot tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë se makina, me vlerë gjysmë milioni paund është shkatërruar plotësisht.

Jastëkët e tij të ajrit u hapën dhe për fat të mirë askush nuk u lëndua. Nuk dihet se sa shpejt po udhëtonte makina.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu