U largua nga PS, Rama emëron Vasilika Hysin anëtare e bordit të rëndësishëm, ja kush janë 4 anëtarët e tjerë (EMRAT)

0

Këshilli i ministrave gjatë mbledhjes së sotme, ka emëruar 5 anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e shoqërisë Civile.

Siç thuhet edhe në vendimin e këshillit të ministrave, anëtarët e këtij bordi do të jenë VasilikaHysi, Bashkim Muça, Laert Kola dhe Ylljet Aliçka.

Kujtojmë që Vasilika Hysi ka marrë postin e rëndësishëm, pasi nuk arriti të siguronte mandatin e deputetit në zgjehjet parlamentare të 25 Prillit. Hysi ka qenë kryetarja e Komisionit për Çështje Ligjore.

Vendimi

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.10093, datë 9.3.2009, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Emërimin në detyrë të disa anëtarëve të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile, përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile, si më poshtë vijon:

– Z. Bashkim Muça;

– Znj. Iris Luarasi;

– Z. Leart Kola;

– Z. Ylljet Aliçka;

– Znj. Vasilika Hysi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu