Një aksident është shënuar këtë mëngjes në afërsi të fshatit Lin në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake që disponon infowebtv, një mjet tip “Mercedes Benz” ka goditur në pjesën e pasme makinën tip “Golf 4”, e për pasojë një person është lënduar, dhe nuk dihet ende gjendja e tij shëndetësore.
Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë. Policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e aksidentit në fjalë.