“Plas keq” mes dy kunatave, përfundojnë në dyert e policisë në Sarandë

0

Dy kunata që nuk i kanë marrëdhëniet dhe aq mirë me njëra-tjetrën në Sarandë kanë përfunduar në dyert e policisë.

Blutë bëjnë me dije se do të hetojnë në gjendje të lirë njërën prej tyre, ndaj të cilës është ngritur akuzë për veprën penale “Dhuna në familje”.

Ajo “dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases E. B., 67 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë”.

Njoftimi

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasen Gj. B., 53 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases E. B., 67 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu