Ish-presidenti Bamir Topi ka bërë homazhe për Bujar Nishanin, i ndarë pak ditë më parë. Bamir Topi ka treguar se janë njohur 22 vite më parë ndërsa kanë bashkëpnuar me njëri tjetrin vit pas viti.
Topi u shpreh se Nishani la mbrapa një vepër shumë komplekse.
Bamir Topi: Për më tepër kur largohet në një moshë te rë duke lënë hidhërim të fortë familjes dhe miqve të tij. Nishanin e kam njohur 22 vite më parë dhe fati e solli pastaj që vit pas viti të jemi bashkë. Ai la mbrapa një vepër shumë komplekse se ka qenë aktivist politik por edhe detyra të rëndësishme në 2 kabinete sinjifikative dhe si kryetar shteti. I mbaj mend kur I dorëzova detyrën në 2012. I lehtë i qoftë dheu.