Përfundojnë homazhet, Meta mban fjalën e fundit

0

Fjala e presidentit Meta:

Të dashur Odeta, Ersi, Fiona, familjarë të presidentit Nishani, e nderuar zonja Nikolla, e nderuar zonja Osmani, të nderuar ish-president të Kosovës dhe të Shqipërisë, të nderuar udhëheqës politik nga kudo që na keni nderuar sot në këtë ceremoni, të nderuar ministra, deputetë, të nderuar ambasadorë, të nderuar miq dhe dashamirës të presidentit Nishani.

Fundi i papritur dhe i parakohshëm i jetës, për ato që nuk u thanë dhe nuk u bënë dot, dhimbja për humbjen e parakohshme, vështirëson gjetjen e fjalëve për këtë humbje, ai qe i rrethuar nga dashuria në familjen e prindërve, dhe më pas në atë që krijoi së bashku me Odetën.

Për të ka pasur vlerësime të merituara, kanë folur shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë. I ardhur në politikë nga Forcat e Armatosura, ai mëshiroi integritetin moral, ndershmërinë, Bujar Nishani besonte te demokracia dhe shteti ligjor. Këtë e dëshmoi dhe në drejtimin e ministrive që drejtoi, i peshonte fjala, dallohej për urtësinë, qetësinë dhe forcën e argumentit. Si kryetar i shtetit Bujar Nishani punoi me përkushtim të rrallë në mbrojtje të Kushtetutës.

Ai punoi për të forcuar frymën e tolerancës, dhe në çdo rast iu përkushtua të mirës së interesit kombëtar. Si president i zgjedhur në 100 vjetorin e shtetit shqiptar, ai gëzoi respektin e shtetarëve shqiptarë, mbështeti pavarësinë e Kosovës, ai diti të vendosë dhe ruajë ekuilibrat mes marrëdhënieve institucionale dhe atyre vllazërore.

Ai e përfaqësoi denjësisht Shqipërinë dhe shqiptarët duke mbrojtur interesin publik, ne e falenderojmë presidentin Nishani për modelin që ai solli, si shtetar, politika, familjar dhe qytetar shembullor.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu