Georgina Rodríguez në Madrid me fëmijët, ndoqën muzikalin “Mbreti Luan”

0

SPANJE – Georgina Rodríguez është ende mjaft larg rrjeteve sociale që kur lindi vajza e saj, Bella Esmeralda. Por këtë të enjte ajo është shfaqur në Instagram, ku ka ndarë fotot e fundit familjare që ka bërë me fëmijët e saj.

Konkretisht, çifti i Cristiano Ronaldos dhe të vegjlit kanë qenë në Madrid, ku kanë qëndruar në hotelin ‘Pestana CR7 Gran Vía’ dhe kanë shkuar këtë të mërkurë për të parë muzikalin e ‘Mbretit Luan’. Ylli portugez nuk i shoqëroi ata, pasi ishte në mesin e të ftuarve me kombëtaren e Portugalisë për të luajtur këtë të enjte ndeshjen kundër Spanjës në Nations League.

“Darkë e mrekullueshme në hotelin më të mirë në Madrid @pestanacr7granviamadrid me pamjet më të mira, shoqërinë më të mire, që përfunduam një pasdite kaq të veçantë në teatër duke parë Mbretin Luan”, ka shkruar modelja pranë një karuseli me disa foto nga dita e enjte.

Georgina Rodríguez në Madrid me fëmijët, ndoqën


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu