Prindërit gjejnë të vdekur në gjumë vajzën 12-vjeçare në Greqi

0

GREQI- Një 12-vjeçarë në Selenik, Greqi, është gjetur nga prindërit e saj në krevat e pajëtë. Mësohet se, referuar konkluzioneve fillestare të mjekëve, dyshohet se shkaku i vdekjes së adoleshentes ka qenë një atak kardiak.

Sipas mediave greke, mjekja këmbëngul se vetëm mjekët toksikologë mund të japin shkaqet e sakta të vdekjes, pasi 12-vjeçarja pësoi një atak në zemër, ndonëse sipas babait të saj ajo ishte në gjendje të mirë shëndetësore me përjashtim të një problemi të vogël në lidhje me hematokritin e ulët.

“Ne jemi plotësisht në pritje dhe në pritje të rezultateve të ekzaminimeve toksikologjike që do të hedhin dritë mbi shkaqet e vdekjes së 12-vjeçares,”-tha mjekja Lida Kovatsi.

Prindërit e 12-vjeçares dyshojnë se fëmija e tyre vdiq për shkak të vaksinës anti Covid. Ata treguan se fëmija është vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit dhe dozën e dytë e ka marrë në muajin Mars.

Prindërit e vajzës janë të shkatërruar teksa përpiqen të kuptojnë se çfarë ka ndodhur, pasi sipas tyre fëmija ka qernë shumë i shëndetshëm dhe çdo vit i nënshtrohej kontrolleve mjekësore, ndërsa vetëm tre muaj më parë kishte vizituar një kardiolog, i cili nuk kishte konstatuar asnjë problem.

“Ka shumë pikëpyetje për vdekjen e papritur të vogëlushes sime. Si mundet një fëmijë që i nënshtrohej kontrolleve mjekësore çdo vit të zhduket aq papritur në gjumë. Fëmija ynë ishte shumë i shëndetshëm, problemi i vetëm që kishte ishte hematokriti i ulët, për të cilin merrte hekur.

Fëmija u vaksinua plotësisht me dozën e dytë në mars. Mjekët nga spitali na thanë se ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike do të dalin pas gjashtë muajsh. Fëmija im është zhdukur, asnjë rezultat i testeve laboratorike nuk ma kthen dot bijën time, ajo është zhdukur përgjithmonë”, ka thënë mes lotësh për mediat greke i ati i 12-vjeçares.

Vdekja e papritur e 12-vjeçares, shkaktoi panik në Greqi pasi të paktën katër fëmijë kanë ndërruar jetë në muajin maj, pa pasur probleme shëndetësore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu