“Vera do të jetë përvëluese për disa”! Kryemadhi: Evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 mln euro

0

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, paralajmëron se kjo verë do të jetë përvëluese për shkak të çështjes së inceneratorëve. Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi thekson se “vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro”.

POSTIMI I KRYEMADHIT:

Konet e inceneratorëve marrin pagesa për të dalë nëpër banaqe dhe të heqin vëmendjen nga çështjet e vërteta që prekin shqiptarët, si çmimet e ushqimeve, shtrenjtimi i karburantit dhe kostos së jetesës. Apo nga cënimi i integritetit territorial dhe interesave kombëtare të Shqipërisë. Ndërkohë, vetëm evazioni fiskal i inceneratorëve shkon 100 milionë euro!!! Firmat e Ramës, Veliaj, Subashit, Agaçit, etj., janë aty, dhe vera për disa, ka për të qenë përvëluese.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu