Pak orë para zgjedhjes së presidentit të ri, Meta merr pjesë në konferencën ekonomike në Turqi

0

Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga zgjedhja e presidentit të ri të republikës, kreu aktual i shtetit, Ilir Meta ka postuar në facebook, një video nga konferenca ku mori pjesë gjatë vizitës së tij në Turqi.

Meta e cilëson konferencën si tepër të rëndësishme dhe shkruan se ishte diskutuar për çështjet që preknin sigurinë europiane dhe ndërkombëtare në ditët e sotme.

Postimi i Plotë nga Meta;

I nderuar të marr pjesë në konferencën e rëndësishme Maltepe Economic Forum “Türkiye and EU in the New Era” për të shkëmbyer pikëpamjet mbi çështjet më të rëndësishme që prekin sigurinë europiane dhe ndërkombëtare në ditët e sotme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu