Presidenca ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon debateve lidhur me procedurat që duhet të ndiqen për të bërë të mundur zgjedhjen e Bajram Begajt si presidenti i ri i vendit.
Në reagimin e bërë thuhet e presidenti, Ilir Meta kishte zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi ku e kishte siguruar, se do të respektonte çdo vendim të kuvendit të shprehur me votë.
Sqarim i Zëdhënësit të Presidentit të Republikës, z.Tedi Blushi
Presidenti i Republikës, Ilir Meta është në ndjekje të procedurës për zgjedhjen e zotit Bajram Begaj si President i ri i Republikës dhe do të respektojë çdo vendim të Kuvendit të shprehur me votë.
Lidhur me këtë çështje dhe specifikat e saj Presidenti Meta ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes, z.Niko Peleshi.