Ramosaj nuk kthehet në Festivalin e Këngës nëse nuk i plotësojnë disa “kushte”

0

Alban Ramosaj i ka vendosur disa “kushte” Festivalit të Këngës, kushte këto që duhet të plotësohen në mënyrë që ai të marrë pjesë sërish në festival.

Albani ka risjellë në vëmendje deklaratat e Agim Doçit pasi tha se do të marrë pjesë në festival vetëm nëse do të ndodhin ndryshime tek sistemi i përzgjedhjes.

“A do të marr pjesë prapë unë edhe në festival të dhjetorit? Nëse ndërrohet sistemi i përzgjedhjes, nëse nuk ka racizëm edhe komunistë në juri, absolutisht që po. Nëse vazhdon siç është nuk e mendoj”, tha Albani.

Kujtojmë se Agim Doçi, poet, autor këngësh dhe anëtar jurie në zgjedhjen e këngës përfaqësuese për ‘Eurovision’, foli negativisht për këngën e Alban Ramosajt “Theje”.

“Kur më thoshte njeri pse nuk ja dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Europa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse une nuk mund të coj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjez, jepi ujkut një banane. Këto të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që jua pranon këngët”, tha ai.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Albanit i cili u shfaq tejet i irrituar


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu