SHBA- Këngëtari Elton John ka reaguar së fundmi pas publikimit të disa fotove ku shfaqej në një karrige me rrota gjatë një ndalese në Gjermani. Menjëherë pas publikimit të fotove fansat e tij u shqetësuan për gjendjen e tij shëndetësore pasi u raportua gjithashtu se ai nuk ishte mirë. Përmes një postimi në Instagram ai ka sqaruar siuatën dhe gjithashtu ka falenderuar të gjithë ata që u merkosën për gjendjen e tij shëndetësore.
“Dua të falënderoj të gjithë fansat e mi që u merakosën për shëndetin tim, pasi paparazzët publikuan disa foto të mijat në një karrige me rrota dhe thanë që isha në një gjendje ‘delikate’. Historia e vërtetë është se unë jam në gjendje të mirë shëndetësore, i dua shfaqjet e mia dhe luaj e këndoj në më të mirën time.
Unë jap 100% çdo natë dhe kurrë nuk dua të zhgënjej, veçanërisht pasi të gjithë kanë pritur kaq gjatë për t’u rikthyer në shfaqjet. Përgjigja juaj për çdo shfaqje ka qenë fenomenale dhe unë po e dua çdo minutë të tij,”-tha ai.

Ai vazhdoi shpjegoi gjithashtu se arsyeja se përse ai u kap nga paparacet në një karrige me rrota ishte pasi ai ishte lodhur shumë nga koncerti dhe për ti ardhur në ndihmë ekipi i tij e ka ulur atë në karrocë në mënyrë që të pushonte.
“Pas një shfaqjeje tjetër emocionuese 2.5 orëshe, mbërritëm në aeroportin e Leipzig pak para shtetrrethimit, për të parë se një pjesë e aeroportit ishte mbyllur. Ishte një shëtitje jashtëzakonisht e gjatë për të arritur në aeroplan, kështu që ekipi im më vendosi në një karrige me rrota, në mënyrë që unë të mund të pushoja pasi të bëja shfaqjen. Kjo është e gjitha njerëz,”-tha John.
Për shkak të orarit të turneut të tij, kantautori nuk do të jetë fizikisht i pranishëm gjatë Jubileut Platinum por ka rejistruar një performancë për nderë të Mbretëreshës.