Putin paralajmëron se Rusia do të godasë objektiva të reja nëse Ukrainës i dërgohen raketa nga SHBA-ja

0

RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi të dielën se Moska do të godiste objektiva të reja nëse SHBA-ja do të furnizonte Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi.

Sipas CNN, në një intervitë me agjencia shtetërore e lajmeve TASS, Putini është shporehur se dorëzimi i armëve të reja në Kiev synon vetëm të “zvarrisë konfliktin”.

“Nëse ato furnizohen, ne do të nxjerrim përfundimet e duhura nga kjo dhe do të përdorim armët tona, nga të cilat kemi mjaftueshëm, për të goditur ato objekte që nuk po synojmë ende,”-tha Putin duke komentuar situatën në lidhje me furnizimin e Ukrainës nga SHBA-ja me sisteme të shumta raketore lëshimi (MLRS).

Furnizimi me MLRS amerikane në Ukrainë në thelb nuk ndryshon asgjë, pasi Kievi kishte armë të ngjashme më parë, duke përfshirë raketa me rreze të ngjashme, kështu që ata thjesht po kompensojnë humbjet e tyre, tha Putin, sipas TASS.

Presidenti i SHBA Joe Biden tha të martën se SHBA-ja po i ofron  Ukrainës  “sisteme dhe municione më të avancuara raketash” ndërsa lufta e saj me Rusinë po vazhdon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu