Skuadra e tij siguroi La Liga-n, Ronaldo Fenomeni mban premtimin, 50 kilometra rrugë me… biçikletë

0

Premtimet mbahen, sidomos kur bëhet fjalë për arritjen e një rezultati pozitiv

Premtimet mbahen, sidomos kur bëhet fjalë për arritjen e një rezultati pozitiv. Skuadra spanjolle Real Valladolid u rikthye në la Liga dhe Ronaldo Fenomeni që është president i klubit ka për detyrë të zhvillojë një etapë të gjatë me biçikletë.

Ish-sulmuesi brazilian e di shumë mirë që nuk është në gjendje të mirë fizike, ndaj ka zgjedhur një biçikletë elektrike, për të punuar fort…por jo shumë. “Rruga do të jetë e bukur, e di që do të vuaj fizikisht, por do të jetë një eksperiencë e paharrueshme”. Fenomeni do të zhvillojë gjashtë etapa 50 kilometra pa stërvitje specifike dhe bazuar vetëm në të kaluarën e tij si sportist.

Mirëpo, kjo nuk e pengoi atë që të hipte në biçikletë dhe ta niste xhiron me humor të mirë. Dhe jo vetëm, sepse me të do të jetë një fizioterapist, një mekanik, dhe një ekip që do të filmojë gjithçka për kanalin e tij Twitch.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu