Java nisi me temperatura “përvëluese” por çfarë ka rezervuar moti gjatë ditëve në vijim

0

E hëna ka nisur me temperatura përvëluese por megjithatë trendi i temperaturave duket se do të vijojnë në rënie. Temperaturat e ajrit sot ishin të larta që në pjesën e parë të ditës ndërsa maksimalet kanë arritur deri në 37°C.

Nga e marta e në vijim, sipas parashikimeve temperaturat do të vijnë në rënie dhe do të jenë prezentë edhe reshjet e shiut apo edhe stuhitë.

Reshjet pritet të nisin nga e mërkura dhe më intensive priten të jenë në zonën e Lezhës dhe Shkodrës. Moti me reshje dhe vranësira do të jetë prezent thuajse në të gjithë territorin edhe gjatë së enjtes dhe së premtes thuajse në të gjithë territorin.

Sa i përket temperaturave, nga e marta dhe në vijim maksimalet do të shkojnë deri në 31 apo 32 gradë, për t’u rritur sërish në fundjavë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu