Uji i ndotur e trupat e viktimave grumbull! Kolera “pushton” Mariupolin

0

Zyrtarët rusë në Mariupolin e pushtuar kanë mbyllur qytetin port në karantinë pas një shpërthimi të mundshëm kolere. Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet ukrainase. Petro Andryushchenko, këshilltar i kryebashkiakut të Mariupolit, tha për mediat në vend se qyteti po përgatitet për një epidemi pasi trupat e vdekur dhe mbeturinat po grumbullohen në qytet.

Andryushchenko, i cili u largua nga qyteti në fillim të luftës, citoi burimet e tij nga qyteti, ndërsa shtoi: “Fjala kolerë dëgjohet gjithnjë e më shumë në qytet mes zyrtarëve lokalë dhe mbikëqyrësve të tyre. Me sa mund të shohim epidemia pak a shumë ka filluar tashmë.”

Zyrtari tha se ata ishin në dijeni të rasteve të izoluara në Mariupol, ku shumica e infrastrukturës së qytetit është shkatërruar nga sulmet ajrore ruse.

Kyiv Independent raporton se ministria e shëndetësisë e Ukrainës ka paralajmëruar se varrosjet masive dhe qasja e dobët në ujë të pastër po krijonin rrezikun e kolerës në Mariupol. Ministria filloi raportimin e rasteve të dyshuara të kolerës në rajon më 1 qershor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu