Dje Cllevio Serbiano i shkoi në lokal Noizyt. Reperi doli jashtë e nisi t’i gjuajë me grushta Cllevios ndërsa ai u mundua të largohej me vrap.
DURRËS- Video ku reperi Noizy dhunon Cllevio Serbianon, ish anëtarin e The Bloody Alboz (TBA) i cili njihet për “disset” e tij ndaj reperëve janë bërë virale në rrjet. ‘JOQ’ ka bërë publike pamjet e plota të sherrit.
Dje Cllevio Serbiano i shkoi në lokal Noizyt. Reperi doli jashtë e nisi t’i gjuajë me grushta Cllevios ndërsa ai u mundua të largohej me vrap.
Shokët e Noizyt i kanë shkuar menjëherë në ndihmë atij por nuk dihet se si është mbyllur ky sherr. Nuk dihet nëse policia do të reagojë në lidhje me dhunën që u ushtrua ndaj Serbianos e nëse do të merren masa ndaj Noizy-t.
https://www.instagram.com/tv/Cee1EDWqTZD/?utm_source=ig_web_copy_link