Pasuria marramendëse prej miliona euro që Shakira dhe Gerard Pique do të ndajnë mes tyre!

0

Këngëtarja kolumbiane ka grumbulluar një pasuri prej gati 300 milionë euro në karrierën e saj muzikore, nga ana tjetër futbollisti ka një vlerë neto afër 80 milionë eurosh

SPANJE – Lajmi për ndarjen mes këngëtares dhe futbollistit ka shkaktuar disa pikëpyetje që ata duhet të zgjedhin sa më shpejt. Jo vetëm në lidhje me atë sentimentale, por tashmë në atë ekonomike dhe juridike. Sidomos trashëgimia që të dy kanë grumbulluar në lidhjen e tyre 12-vjeçare.

‘Celebrity Net Worth’ vuri në dukje pasurinë e përbashkët që kanë të dy, veçmas dhe brenda marrëdhënies, të cilat duhet të ndahen. Nga ana e Shakirës, ​​kolumbiania ka grumbulluar një pasuri prej gati 300 milionë euro në karrierën e saj muzikore. Nga ana tjetër, Gerard Pique ka një vlerë neto afër 80 milionë euro.

A priori, kjo shumë parash nuk do të ndryshohet, për faktin se të dy nuk janë martuar kurrë. Ajo që gjithashtu nuk është në rrezik, janë pronat që Shakira dhe Gerard Piqué kanë blerë para se të ishin bashkë. Kolumbiania zotëron një pallat në Miami për rreth 13 milionë euro, ndërkohë që futbollisti ka një shtëpi trekatëshe në qendër të Barcelonës, me vlerë 4.5 milionë euro.

Një çështje tjetër janë paratë, ose pronat që të dy kanë fituar brenda marrëdhënies së tyre sentimentale, që do të duhet të arrijnë një marrëveshje se si t’i ndajnë ato. Përveç, natyrisht, dy fëmijëve, Sasha dhe Milan, të cilët do të duhet të bien dakord për kujdestarinë. Sipas ‘Informalia’, të dy kanë punësuar tashmë “avokatë të specializuar për të nisur procedurat” për ndarjen e pasurisë.

Por çfarë kanë të përbashkëta Shakira dhe Pique? Të dy blenë një shtëpi në vitin 2012, e vendosur në Esplugues de Llobregat dhe me një vlerë 4.5 milionë euro. Më vonë, në vitin 2015, ata blenë një shtëpi tjetër pranë ‘Camp Nou’, duke paguar rreth 5 milionë euro. Këto janë dy pronat që duhet të ndajnë ish-partnerët. Apartamenti i beqarisë, ku Gerard Pique ka shkuar të jetojë vetëm është pronë e tij. Ai e fitoi atë përpara se të fillonte të takohej me Shakiran.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu