FOTO- Prezantohet Ambasadori i ri i Maltës në Shqipëri, i paraqet Letrat Kredenciale Metës

0

TIRANË– Presidenti Ilir Meta priti ditën e sotme Ambasadorin e ri të Republikës së Maltës në Shqipëri, Anthony Licari me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Meta i uroi suksese Ambasadorit Anthony Licari në përmbushjen e misionit diplomatik në Shqipëri dhe shprehu vullnetin e Tij për forcimin edhe më tej të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona, në fushat me interes reciprok, në planin dypalësh dhe shumëpalësh.

Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Malta i jep Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në Bashkimin Europian dhe njëkohësisht kontributin e çmuar të komunitetit maltez në fushën sociale dhe arsimit në vendin tonë.

Meta dhe Ambasadori Anthony Licari theksuan nxitjen dhe inkurajimin në shfrytëzimin e të gjitha mundësive në dobi të bashkëpunimit në sektorë të rëndësishëm si financat, turizmi, energjia, infrastruktura, teknologjia e informacionit, arsimi dhe transporti detar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu