Familja e kërkonte prej 3 ditësh, 83-vjeçari gjendet i vdekur në Divjakë

0

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

Prokop Prifti është 83-vjeçari i cili u gjet i pajetë ditën e sotme në fshatin Kamenicë. Ai kërkohej nga familjarët prej tre ditësh.

I moshuari është gjetur i vdekur sot nga banorët e zonës në një kanal në Kamenicë. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, ndaj dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale

NJOFTIMI I POLICISË:

Divjakë. Në vijim të informacionit për largimin nga banesa të shtetasit P. P., 83 vjeç, bëjmë me dije se në fshatin Kamenicë, Divjakë, u gjet trupi i pajetë i 83-vjeçarit. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu