Bllokimi i grurit në Ukrainë, 6 portet që mund të shmangin zinë globale të bukës

0

UKRAINË- Zhblloimi i eksporteve të grurit nga Ukraina, një nga prodhuesit më të mëdhenj në botë, të korrat e të cilit rrezikojnë të kalben duke shkaktuar një zi buke botërore, në thelb kalon nëpër 6 porte në vend. Ato kalojnë nga Chornomorsk, Yuzhny, Mykolaiv, Berdyansk, Mariupol dhe Odessa. Sipas Ansa, gjashtë terminalet janë të rëndësishëm, pasi garantojnë eksportin e miliona TEU (njësia matëse e transportit të anijeve konteiner) të drithërave, nga gruri në misër, por edhe të lëndëve të para të tjera të rëndësishme.

Bllokimi i këtyre porteve dhe rrugëve të tyre, nga bombardimet e vazhdueshme ruse por edhe nga minat e vendosura në Detin Azov dhe në Detin e Zi janë pothuajse të pazëvendësueshme me rrugët e tjera si linjat hekurudhore apo me transportin rrugorë.

Dhe pavarësisht përpjekjeve për të gjetur rrugë alternative, të mbështetur edhe nga plani i fundit i BE-së për ‘rrugët e solidaritetit’, që lejoi dërgimin e parë nëpërmjet trenave në Lituani dy javë më parë, më pak se gjysma e fluksit ditor të paraluftës arrin të transportohet aktualisht nga vendi.

Tashmë Ukraina po tenton që të gjejë një mënyrë për të transportuar grurin nga lumenjt që një pjesë e grurit të kalojë përmes Rumanisë. Ndërkohë edhe përmes tranziteve tokësore janë duke u zhvilluar në Poloni, Bullgari dhe Lituani.

Megjithatë, transporti detar mbetet thelbësor. Këtu janë portet kryesore, pa të cilat tonelatat e grurit do të shkojnë dëm dhe bota do të përfundojë në një krizë për bukën e përditshme.

ODESSA- Porti më i madh në vend dhe i dyti në Detin e Zi, me një trafik prej 675 mijë Teu në vitin 2021, vitin e kaluar ka trajtuar mbi 3.5 milionë tonë grurë.

CHORNOMORSK- Në jug të Odessa, është pika kryesore e nisjes së grurit. Ka një kapacitet mbi 110 mijë Teu në vit dhe një trafik vjetor prej 4 milionë tonësh.

YUZHNY- Porti i tretë më i rëndësishëm ukrainas, gjithashtu në distriktin Odessa, ka një nga zonat më të avancuara industriale në vend dhe operon kryesisht me hidrokarbure.

MYKOLAIV- Është selia e kantiereve kryesore të Detit të Zi rreth pesëdhjetë kilometra nga Kherson dhe përfaqëson një port të rëndësishëm për Ukrainën.

BERDYANSK- Në rajonin e Zaporozhzhia, në bregun verior të detit Azov, duhej të përfaqësonte të ardhmen e porteve të Ukrainës me një projekt infrastrukturor të zhvilluar para konfliktit për t’i lejuar a aj të kalonte tranzit 1.5 milion ton drithë në vit.

MARIUPOL- Porti më i madh në Ukrainën jugore, i dëmtuar rëndë nga lufta, ai kishte një kapacitet prej mbi 60,000 Teu në vit me një terminal të dedikuar për drithërat dhe një për qymyrin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu