Meta pret ambasadorin turk në ikje: E vlerësoj angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

0

TIRANË– Presidenti i Republikës Ilir Meta ka pritur sot në një takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.

Në një postim në Facebook, Meta tha se ky takim u zhvillua në kuadër të mbarimit të mandatin të diplomatit turk ku dhe i shprehu vlerësimin për marrëdhëniet dypalëshe.

Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë.”-shkroi Meta.

Postimi i plotë:

Prita sot në një takim lamtumire Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Sh.T.Z Murat Ahmet Yoruk me rastin e përfundimit të mandatit diplomatik në Shqipëri.
Vlerësova angazhimin e tij në forcimin e marrëdhënieve midis dy popujve tanë dhe shpreha bindjen për përparimin e mëtejshëm të tyre në respekt të traditës dhe lidhjeve historike, por edhe të interesave të përbashkëta të Shqipërisë dhe Turqisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu