Sot sërish rrebeshe dhe stuhi në disa zona, çfarë ka rezervuar moti për orët në vijim

0

TIRANË-Moti nuk po gjen qetësi! Edhe ditën e sotme territori i Shqipërisë do të jetë i pushtuar nga reshjet e shiut. Orët e para të ditës do të jenë me kthjellime në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Ndërsa, orët e pasdites do të kenë shfaqje të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku në veri dhe pjesërisht në qendër priten rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri në zona të izoluara në veri të Shqipërisë, herë pas here priten stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb, parashikohet që orët e natës të përmirësojnë dukshëm motin. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 28°C.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu