Kapen 2.2 tonë kokainë në Peru, ‘koka’ e bandës 2 shqiptarë

0

PERU-Në Peru, policia ka sekuestruar rreth 2.2 ton kokainë të fshehura në kuti me asparagus në n jë kamion i cili po shkonte drejt portit të kryeqytetit.

Sipas mediave të huaja,shtatë persona janë arrestuar dhe dy shtetas shqiptar janë shpallur në kërkim si pjesmarrës në bandën e transportit të dorgës.

Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e transportit të kontrabandës së drogës. Është një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë.

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao pranë kryeqytetit peruan Lima në Roterdam në Holandë. Që nga fillimi i vitit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë. Peruja përdor rreth 400 tonë në vitnjë nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu