Në total janë kontrolluar 15 dyqane dhe në 9 prej tyre janë konstatuar shkelje.
Nëntë biznese janë ndëshkuar në Mykonos dhe Halkidhiki pasi nuk kishin respketuar rregullat në lëshimin e kuponit tatimor dhe mbanin punonjës të pasiguruar. Mediat greke shkruajnë se kryesisht në ishullin luksoz janë ndëshkuar dy bar kafe dhe tre restorante. Të njëjtat shkelje janë gjetur edhe në bizneset e tjera në Halkidhiki. Punonjësit e padeklaruar ishin kryesisht shqiptarë dhe emigrant nga zona të tjera të Ballkanit e jo vetëm.
Artikulli:
Nga Drejtoria e Policisë Ekonomike dhe Nëndrejtoria e Policisë Ekonomike të Greqisë Veriore, nga data 16 deri më 18 qershor janë kryer inspektime në biznese në Mykonos dhe Halkidiki për respektimin e legjislacionit të sigurimit – punës dhe taksave. Në total janë kontrolluar 15 dyqane dhe në 9 prej tyre janë konstatuar shkelje .
Në veçanti, gjatë kontrolleve u konstatuan:
Në Mykonos:
në një bar kafe, mos lëshimi i 20 faturave,
në restorant moslëshimi i 6 faturave dhe mbajtja e 2 punonjësve jashtë orarit të punës.
në një restorant, 25 punonjës që nuk rezultonin të deklaruar, kryesisht emigrantë, shqiptarë, kosovarë dhe sirianë.
në një bar-kafe, mbante 3 punëtorë jashtë orarit dhe
në një restorant, mbante 7 punonjës jashtë orarit të punës.
Në Halkidiki:
në bar-restorant moslëshimi i 2 faturave dhe mbajtja e 3 punonjësve jashtë orarit të punës.
Në një lokal, moslëshimi i faturës dhe 2 punonjës që nuk ishin të regjistruar në listat e personelit,
në një tavernë peshku, 11 punëtorë mbaheshin jashtë orarit dhe
në një tavernë tjetër, 4 punonjës mbaheshin jashtë orarit të punës.
Për të gjitha rastet njoftohen shërbimet kompetente (S.E.P.E., D.O.Y., P.E.K.A.) për vendosjen e sanksioneve administrative përkatëse.
Kujtojmë se qytetarët mund të kontaktojnë, në mënyrë anonime në numrin e telefonit 11012 ose në adresat elektronike [email protected] & [email protected] të Drejtorisë së Policisë Ekonomike, për të dhënë informacion ose për të denoncuar veprimtari të paligjshme dhe të dënueshme ose në fushën e ekonomisë, pronën publike, si dhe mirëqenien dhe të drejtat sociale dhe të sigurimeve.