110 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, Rama propozon mbajtjen e një Kuvendi të përbashkët me Kosovën në nëntor

0

Kryeministri Edi Rama ka propozuar sot në Prishtinë mbajtjen e Kuvendit të përbashkët në muajin nëntor me Kuvendin e Kosovës, për 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

“Do ju propozoj që meqë jemi në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, të kishim në nëntor të parin kuvend të përbashkët me të dyja parlamentet e mbledhura në një dhomë ku po na u dha mundësia e po u ra dakord, të na jepet dhe ne të dyve privilegji të adresojmë këtë dhomë të përbashkët të Kuvendit, por nëse bashkë arrijmë të bindim të dy Kryesitë e Kuvendit në Kosovë e në Shqipëri që të kemi këtë Kuvend të përbashkët, të japim dhe mesazhin për të gjithë ato që lexojnë sloganet e mbledhjeve që nuk janë slogane boshe. Të kemi një Kuvend të përbashkuar të nëntorit. Besoj është projekt që vlen”, tha Rama.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu