Edi Rama:
Pas çdo mbledhjeje ne i afrohemi pak më shumë qëllimit madhor të dokumentit të partneritetit strategjik të nënshkruar në 2014. Sot kemi rënë dakord që në kuadrin e 110 vjetorit të flamurit tonë kombëtar, të pavarësisë së Shqipërisë, të organizojmë kuvendin e përbashkuar të të dyja republikave, një seancë jubilare ku deputetët e të dyja shteteve do të jenë bashkë për të adresuar popullin shqiptar kudo ndodhet, po ashtu kemi rënë dakord që në periudhën e fundit të vitit të publikojmë revistën bashkëqeveritare, për të parë faktet dhe shifrat e bashkëpunimit, marrëveshjet dhe nivelin e zbatimeve. Do kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive që do publikohet në fund të çdo viti.
Albini e tha me fjalë të tjera, unë po e them me shifër, volumi tregtarë mes dy vendeve pas bashkëpunimit, 136 milion euro, një volum qesharak, sot jemi 433 euro, por duam të shkojmë mbi 1 miliard, por nuk mund ta quash të papërfillshëm.
Është rezultat, sigurisht i mundit, djersës, ambicies së sipërmarrësve shqiptarë në dy anët, por dhe lehtësirave që kemi krijuar.
Kam një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye që të bëjnë komente mbi mosmarrëveshje dhe mungesë të ecurisë së duhur mes dy qeverive, me qeverinë aktuale kemi shkallën më të lartë të zbatimit të marrëveshjeve, shpresoj ky të konsiderohet fakt dhe jo për të bërë spekulime të tjera politike, sepse jam tërësisht i painteresuar të përfshihem në jetën politike të Kosovës.
Porti i ri i Durrësit dhe porti i thatë i Prishtinës, një projekt që jo vetëm transformon në mënyrë rrënjësore të gjithë infrastrukturën e zhvillimit tregtar mes vendeve, jo vetëm nxit si asgjë tjetër më parë ekonominë e dy vendeve, por e i vendos dy vendet në një qendër graviteti rajonal dhe kthen Durrësin portë strategjike të Mesdheut.
Tjetra që besoj se është shumë e rëndësishme, Abetarja është në provës të avancuar me një komision të përbashkët ekspertësh, është përzgjedhur varianti fitues dhe tani jemi në fazën e zbatimit. Uroj që bashkë me kryeministrin shpërndajmë Abetaret e para në një kohë sa më të arsyeshme.
Kur ne fokusohemi dhe puna vazhdon lehjet mbeten prapa, si në atë shprehjen e bukur popullore, qentë le të lehin karvani do të shkojë përpara.