Anulon udhëtimin në Afrikë dhe shpall takim të pazakontë me kardinalët, shtohen spekulimet për dorëheqjen e Papa Françeskut

0

Një vendim i fundit i Papa Françeskut për të anuluar një udhëtim në Afrikë dhe njoftimi në kohë rekord për një takim të pazakontë me kardinalët, ka nxitur thashethemet se Ati i Shenjtë mund të japë dorëheqjen.

Spekulimet u rinovuan nga njoftimi për udhëtimin e tij të propozuar në L’Aquila në Italinë qendrore në fund të gushtit, ngjashëm me papët e tjerë që më parë kanë dalë në pension. Këto spekulime duhet thënë se kishin mbetur aktive që prej fundit të majit, kur 85-vjeçari u shfaq në publik për herë të parë duke përdorur një karrige me rrota për shkak të dhimbjes në gju.

Pikërisht për këtë arsye, përdorimin e detyrueshëm të një karrigeje me rrota, Papa anuloi edhe udhëtimin e tij të supozuar të ndodhte në Afrikë në korrik.

“Me kërkesën e mjekëve të tij dhe për të mos rrezikuar rezultatet e terapisë që po i nënshtrohet për gjurin e tij, Ati i Shenjtë është detyruar të shtyjë me keqardhje udhëtimin e tij Apostolik në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut, i planifikuar për 2 deri më 7 korrik, për një datë të mëvonshme për t’u përcaktuar”, thuhet në një deklaratë të Matteo Brunit, drejtorit të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë.

Ndërkohë, një vit më parë Papa iu nënshtrua një operacioni në zorrë, i cili e mbajti në spital për 10 ditë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu