FOTO/Gjendet peshku më i madh në botë në lumin Mekong, peshon 300 kg

0

AZIA JUGLINDORE- Shkencëtarët në Kamboxhia kanë zbuluar peshkun më të madh në botë në lumin Mekong icili peshonte 300 kg.Lumi Mekong është i pasur me biodiversitet, por peshkimi i tepërt, digat dhe ndotja kërcënojnë ekosistemin.

“Në 20 vjet të kërkimit të peshqve gjigantë në lumenj dhe liqene në gjashtë kontinente, ky është peshku më i madh i ujërave të ëmbla që kemi hasur ose që është dokumentuar kudo në botë,” tha një biolog Zeb Hogan.

Sipas BBC, nuk ka asnjë regjistrim zyrtar ose bazë të dhënash për peshqit më të mëdhenj të ujërave të ëmbla në botë. Projekti i ruajtjes punon me Administratën Kamboxhiane të Peshkimit për të ngritur një rrjet peshkatarësh që paralajmërojnë studiuesit nëse kapin peshq gjigantë ose të rrezikuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu