I riu dhunoi nënën e tij në Mykonos, 17-vjeçari e goditi sepse kishte një lidhje me një shokun e tij

0

GREQI- Më shumë detaje po zbardhen në lidhje me ngjarjen e paimagjinueshme që ka ndodhur në Matogiannia të Mykonos, ku një 17-vjeçar në gjendje të tërbuar ka goditur nënën e tij.

Sipas informacioneve të Protothemës, 17-vjeçari ka sulmuar nënën e tij me grushta dhe shkelma, ndërsa e ka ofenduar dhe mallkuar. “Shpresoj që të sëmuresh nga kanceri”, dyshohet se i kishte thënë ndër të tjera para se ta sulmonte ku më pas gruaja e përgjakur ka shkuar në Polici ku ka bërë padi ndaj djalit të saj.

Një grua që ndodhej në vendngjarje të Departamentit të Policisë së Mykonos teksa nëna 44-vjeçare ka shkuar për të denoncuar rrahjen nga djali i saj, ka rrëfyer atë që ka dëgjuar të ndodhte.

“Djaloshi në fakt ka goditur nënën e tij sipas asaj që ka thënë. Madje e ka goditur sepse e ka kapur duke bërë seks me një bashkëmoshatar, shok klase të D. U ndodha në komisariat nga jashtë kur gruaja shkoi dhe dëgjova se çfarë ndodhi. Po kaloja sepse po shkoja në tualetet në pjesën e pasme dhe në thelb ishin mbledhur shumë njerëz atje. Në fakt, mendoj se 17-vjeçari nuk ishte larguar nga ishulli siç shkruhej. Ai ishte aty në komisariat”, tha dëshmitari okular.

Fraza që tërboi 17-vjeçarin

“Uroj të vdiste babai” ishte një nga frazat që tërboi 17-vjeçarin që goditi nënën e tij teksa ajo ishte ulur në një dyqan në Mykonos.

Informacionet nga rrethi i ngushtë familjar bëjnë të ditur se i mituri ka goditur nënën e tij 44-vjeçare, në kafenenë “Aroma” në Matogiannia pas një diskutimi për babain biologjik të fëmijës. Djali 17-vjeçar në një bisedë me të ëmën ka mbrojtur të atin, teksa 44-vjeçarja e mërzitur me fëmijën i ka uruar që babai i tij të vdiste.

Menjëherë ka reaguar i riu, duke pasur dobësi te babai biologjik, me invaliditet 67% dhe sklerozë të shumëfishtë dhe ka vënë pas murit nënën e tij. Mirëpo, informacione më të reja nga dëshmitari okular thonë se gjatë sherrit është dëgjuar se nëna ka kryer marrëdhënie seksuale me një shok të fëmijës së saj.

44-vjeçarja ka shkuar me pushime në Mykonos me tre fëmijët e saj, 15-vjeç dhe 17-vjeç, të cilët janë nga i njëjti baba dhe vajzën e saj 4-vjeçare, e cila është nga një tjetër martesë. Partneri i ri i gruas, i cili është nga Irlanda, ishte me ta në ishull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu