Një paketë e dytë ndihme ekonomike po përpilohet nga Ministria e Financave dhe Infrastrukturës për të mbështetur qytetarët si dhe biznesin e vogël, pas rritjes së çmimeve. momentalisht po hartohet një draft, i cili do të bëhet publik së shpejti dhe do të jetë pas mbarimit të paketës së parë.
Në këtë paketë pritet që të ketë rimbursim për rritjen e çmimeve të ushqimeve të shportës. Po ashtu në këtë paketë nuk përjashtohet mundësia që të ketë indeksim të pagës dhe pensioneve. Gjithashtu shkruhet se kjo paketë mbështetëse do të jetë në fuqi deri në fund të këtij viti.
Në paketën e parë financiare qeveria vendosi tu japë pensionistëve dhe familjeve në nevojë nga 3 mijë lekë muaji për një periudhë kohe 3 mujore.