Sulmi në Teksas/ Shkatërrohet shkolla ku u vranë 19 nxënës dhe dy mësuese

0

SHBA- Shkolla fillore ‘Robb’ në Teksas, ku u vranë me armë zjarri 19 nxënës dhe dy mësuese, do të prishet. Vrasja e 21 personave nga 18-vjeçarit Salvador Ramos, bëri që komuniteti të marrë vendimin që të mbyllte shkollën dhe më pas ta shkatërronte atë.

Sipas Sky News, lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Don McLaughlin në konferencën për shtyp të këshillit të qytetit të Uvalde.

“Nuk mund t’i kërkoni kurrë një fëmije ose mësuesit të kthehet në atë shkollë”– tha ai.

Por ai shtoi se nuk kishte ende një afat kohor të saktë se kur do të prishej shkolla. Megjigjatë shumë persona nuk kanë qenë dakort me vendimin e marrë. Steven Mçraw, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Teksas, e quajti një “dështim të tmerrshëm”. Ai rikujtoi përsëri se rreth 19 oficerë kishin pritur mbi një orë në një korridor jashtë klasave përpara se një ekip special i Forcave Kufitare të hynte dhe të vriste personin e armatosur.

Nëntëmbëdhjetë fëmijë në klasën e katërt  të moshës 11 dhe 12 dhe dy mësues u vranë në sulmin e 24 majit nga 18-vjeçari. Disa vite më parë edhe shkolla fillore Sandy Hook në Neëtoën u shkatërrua pas sulmit të një personi të armatosur në dhjetor 2012-ës që çoi në vdekjen e 26 personave, 20 fëmijë rreth moshës gjashtë dhe shtatë vjeç dhe gjashtë mësues.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu