Lori Hoxha zbulon datën kur nis ‘Big Brother VIP 2’

0

Tiranë- Mjaft fansa janë të interesuar se kur nis BBV2. Producentja e reality show-t, Lori Hoxha ka treguar në rrjetin social “Instagram” se BBV2 do të nisë në fund të muajit dhjetor, direkt pas përfundimit të FIFA World Cup 2022.

Lori pohon se deri në nisje të BBV2, programacioni ditor dhe ai prime do të jenë si gjithmonë, tërheqës, argëtues dhe edukues.

“Por deri atëherë programacioni ditor dhe ai prime do të jetë “on top”, ndaj dhe nuk do e ndjeni shumë mungesën”, shkruan mëtej Lori.

Me producente Sara dhe Lori Hoxha, Big Brother Vip 1 ishte programi që theu çdo rekord shikueshmërie me audiencën televizive, youtube apo rrjete të tjera sociale. Edhe sezoni i dytë premton surpriza, por deri atëherë na mbetet të presim…


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu