VIDEO/ Dy të rinj filmohen duke nuhatur kokainë në metronë e Milanos

0

ITALI- Dy të rinj janë filmuar në metron e Milanos teksa merrnin kokainë. Disa pasagjerë i kanë filmuar dy të rinjtë dhe më pas janë shpërndarë në rrjetet sociale.

Ata përgatisin dy shirita dhe i thithin me hundë ndërsa nga altoparlanti zëri njofton se treni është gati të mbërrijë në stacionin De Angeli.

Sipas mediave italiane, në videon e postuar duket se askush nuk vëren asgjë, por dy të rinjtë nuk u intereson nesë dikush i shikon. Videoja u publikua në ditën e grevës së thirrur nga sindikatat për të kërkuar siguri më të madhe për punonjësit e ATM-ve.

Protagonistë janë dy djem, të veshur me bluza dhe pantallona të shkurtra dhe kjo të lë të kuptohet se fakti ka ndodhur tani në ditët e ngrohta në Milano.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu